E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, shoqërohen 10 klandestinë pakistanezë

GJIROKASTER - Duket se Shqipëria vijon të jetë një vend tranzit për klandestinët e vendeve të Lindjes së Mesme. Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një tjetër kontigjent me klandestinë, që udhëtonin me një autobus të ardhur nga fshati Jergucat.

Bëhet fjalë për 10 shtetas pakistanezë, mes tyre dy gra dhe dy fëmijë, 3 dhe 4 vjeç. Policia i shoqëroi ata në komisariat, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e destinacionit të tyre dhe rrjetit të trafikantëve të klandestinëve. Policia bën të ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj drejtuesit të autobusit me iniciale L.L.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›