E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster shperthim ne nje bar deme materiale

Një shpërthim ka ndodhur në një bar në Gjirokastër, në orët e para të mëngjesit të sotshëm.Sipas njoftimit të policisë, dy persona kanë vendosur një kallëp tritoli prej 200 gramësh dhe janë larguar me një makinë.

Shpërthimi është dëgjuar sipas banorëve në të gjithë lagjen dhe ka terrorizuar edhe pronarët e dyqaneve të tjera në zonën e quajtur Qafa e Pazarit. Vala e shperthimit ka dëmtuar më shumë se 15 njësi të tjera shitjeje.

Pronarët e këtij bari thonë se janë kërcënuar më parë për këtë shperthim. Në dhjetor ata ishin paralajmëruar nga një shishe benzinë dhe një ndezës, që e gjetën brenda lokalit pasi e kishin vjedhur.

Policia njoftoi se ngjarja ka lidhje me një konflikt personal të pronarit të lokalit me persona tashmë të identifikuar ndërsa ka shoqëruar 4 persona dhe se ka shpallur në kërkim 2 persona të tjerë. Vetëm gjatë këtij viti në Gjirokastër janë vjedhur të paktën 8 njësi shitjeje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›