Gjirokastër, ulen kërkesat për tregun imobiliar

Për shkak të pasigurisë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në qytetin e Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe, një rënie të madhe ka patur në tregun imobiliar. Shitjet kanë pësuar tkurrje të madhe pasi rreth 70% e banesave, kanë ngelur pezull. Këtë e konfirmojnë punonjësit e agjensive imobiliare të cilët tregojnë se në këtë qytet kanë rënë edhe kërkesat për banesa me qera.
Në qytetin e Gjirokastrës për shkak të Universitetit ka patur një numër të konsiderueshëm studentësh që në vend të konvikteve zgjidhnin banesat me qera. Por këtë vit, pandemia bëri të vetën dhe Univesritetet nuk u hapën normalisht, duke bërë që studentët e rretheve të mos vijnë në Gjirokastër dhe si pasojë, kërkesat për banesa me qera të jenë të ulta.
Pandemia ka ndryshuar edhe kërkesat e banorëve, pasi nga apartamente të mëdhenj ata kërkojnë vetëm apartamente 1+1 për një çmim më të ulët.