E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster vdes 56- vjecarii alkoolizuar u perplas ne kalldrem

GJIROKASTER- Nje 56 vjecar nga Gjirokastra humbi jeten sot si pasoje e konsumimit te alkoolit. Policia e Gjirokastres tha se Andrea Toska56 vjec banor i qytetit te Gjirokastres u gjet pa ndjenja ne oret e para te mengjesit te sotem nga kalimtare te rastit ne nje rrugice me kalldrem qe lidh lagjen Pllake me sheshin e ish-angjencise se udhetareve te qytetit.

56 vjecari eshte derguar me urgjence ne spital por me gjithe ndihmen mjekesore te dhene rreth ores 08.30 minuta ka nderuar jete ne spital.

Nga kqyrja e kufomes rezultoi se ne trupin e shtetasit Andrea Toska nuk kishte shenja dhune a demtime te tjera pervec asaj ne koke si pasoje e perplasjes ne kalldrem.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se shkaku i humbjes se jetes ishte konsumimi i tepert i alkoolit.

Mesohet se 56 vjecari duke qene i alkoolizuar nuk ka mundur te vazhdoje rrugen per ne banese dhe per pasoje ka ngrire nga te ftohtit pasi ka qene ne shi per rreth 3 ore. Ai ka qene i divorcuar dhe njihej si perdorues i alkoolit .
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›