Gjirokastër, zbulohet në oborrin e një shtëpieujësjellësi i shek. XVI
GJIROKASTËR- Gjatë punës për sistemimin e oborrit të shtepisë së tij, Haxhi Mele nga fshati Kolonjë i Kurveleshit në rrethin e Gjirokastrës ka zbuluar rastësisht një fragment të një ujësjellësi të vjetër që përbën një objekt me vlera historike
Familjarët Mele kanë njoftuar menjëherë pedagogët e historisë dhe arkeologjise në Gjirokastër dhe akademikun Prof. dr. Myzafer Korkuti, të cilët i rekomanduan pjestarëve te familjes që të ruanin dhe mos dëmtonin ujesjellësin e zbuluar prej tyre.
"Bëhet fjalë për një fragment të një ujesjellësi të vjetër, që të paktën në vendin e zbuluar është i shtrirë në një thellësi rreth një metër nën sipërfaqen e tokës",- është shprehur arkeologu Dhimitër Çondi.
Sipas tij, teknika e ndërtimit eshte me tuba qeramike të ngushtë, me elementë të lidhet dhe puthitet me njeri-tjetrin.
"Ndonëse për të dhënë një mendim përfundimtar duhen studimë më të thelluara, paraprakisht, mund të them se, si teknikë ndërtimi me elementë qeramike të njëpasnjëshëm, ky objekt është i ngjashëm me ujsjellësat e Periudhës Romake, por teknologjia e përgatitjes së qyngjeve prej qeramike duket më e vonë dhe paraprakisht mendoj se i përket periudhës së Mesjetës rreth shekullit XVI", - ka theksuar Çondi.
Elementët prej qeramike të ujësjellësit kanë një gjatësi standarte prej 26 centimetra secila, me një diametër të brendshëm 8 centimetra në pjesën e ngushtë dhe 10 cm në pjesën e gjerë, ndërsa diametri i jashtëm është 9 cm në pjesën e ngushtë të tubit dhe 12 në pjesën e gjerë.
"Ngjyra e qeramikës së qyngjeve është okër në rozë e qeramikë, ndërsa lidhja mes tyre është realizuar me gërqele të pastër dhe të një kualiteti të mirë në të gjithë rrethin e bordurës ku bashkohen pjesa e gjerë me atë të ngushtë të qyngjave",- përfundon Çondi. Zbulimi i këtij objekti të vjetër, sipas tij ka rëndësi për të plotësuar studimet historike për rajonin e Kurveleshit.
(e.m/ata/BalkanWeb)