Gjirokastër/Infrastruktura rrugore në zonat rurale.Bashkia nis punën

Ndërhyrjet në zonat rurale janë prioritet parësor i bashkisë Gjirokastër.Janë kryer ndërhyrje dhe sistemime në segmentet e lagjeve të brendshme në këto zona ku një ndër to është fshati Mashkullorë në njësinë administrative Cepo.Banorët e këtij fshati të pyetur për RTSH Gjirokastra i vlerësojnë pozitivisht këto punime pasi i sjellin dobi komunitetit.
‘Punët që ka bërë bashkia në rrugët e Mashkullorës kanë qënë të shkëlqyera.Vit pas viti pëson ndryshime në fshat biles këto punime duhet të nisnin më shpejt pasi kjo do jetë në favorin tonë”
Strukturat e agjensive përkatëse në varësi të bashkisë Gjirokastër po ndërhyjnë në të 37 fshatrat që përfshihen në bashkinë e Gjirokastrës.Nënkryetari i kësaj bashkie Ylli Muho gjatë prononcimit të tij për RTSH Gjirokastra ka pohuar se është ndërhyrë në rrugët e brendshme të fshatrave si:Mashkullorë,Picar,Kakoz,Lazarat dhe aktualisht po ndërhyhet në njësinë administrative Lunxhëri në fshatin Nokovë.Sipas Muhos së shpejti priten ndërhyrje në fshatrat Çepunë dhe Asim Zeneli në njësitë administrative Cepo dhe Antigone.
“Zonat rurale janë prioritet parësor për institucionin e bashkisë Gjirokastër.Ka përfunduar faza e parë e ndërhyrjeve në zonat rurale duke nisur me fshatrat:Mashkullorë,Picar,Lazarat dhe Kakoz.Së shpejti do nisin punimet në fshatrat Nokovë dhe Asim Zenel”