E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër/Pandemia Covid-19 godet hotelerinë

Pandemia globale Covid-19 ka goditur sektorin e turizmit me të cilin mbahet zhvillimi ekonomik i qytetit të Gjirokastrës.Një nga nëndegët që e ka pësuar është ajo e hotelerisë dhe e bizneseve të akomodimit.Lidhur me situatën e krijuar është prononcuar për RTSH Gjirokastra kreu i Dhomës Rajonale të Tregtisë Maksim Hoxha i cili ka pohuar se rritja e trendit të numrit të të prekurve me Covid-19 ka sjellë uljen e prenotimeve në hotelet e qytetit të Gjirokastrës biles dhe pjesa më e madhe janë anulluar.Kjo gjë ndodh me vizitorët vendas të cilët janë tërhequr,ku numri i tyre gjatë kohëve të fundit ka shënuar rritje krahasuar me turistët e huaj.Pritshmëritë sipas Hoxhës për këtë vit janë të pakta dhe shpreson për rikuperimin e situatës gjatë sezonit veror.

“Pandemia ka goditur hotelet në qytetin e Gjirokastrës.Shumë prenotime janë anuluar për faktin se numri i të prekurve me Covid shkon në rritje dhe vizitorët janë tërhequr.Ka rënë ndjeshëm numri i vizitorëve vendas tek të cilët kemi patur shpresa gjatë kohëve të fundit.Pritshmëritë për këtë vit janë të pakta dhe shpresojmë të stabilizohet gjendja gjatë sezonit veror”

Hoxha ka pohuar se një pjesë e hoteleve kryesisht ato që prenotonin turistët e huaj janë mbyllur dhe pjesa tjetër punojnë me staf të reduktuar të punësuarish.Lidhur me këtë aspekt është shprehur se gjendja ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka detyruar reduktimin e stafeve ku për ata janë investuar dhe trajnuar duke i referuar kualifikimit të tyre në sektorin e hotelerisë.Hoxha ka pohuar se po diskutohet lidhur me suportin financiar ndaj të punonjësve të larguar nga bizneset në fjalë dhe janë ende në pritje.

“Humbje e madhe në sektorin e hotelerisë është ajo e fuqisë punëtore pasi gjendja ka detyruar hotelet ti reduktojë stafet duke mos patur mundësi ti paguajë.Disa hotele janë mbyllur siç është Argjiro dhe pjesa tjetër e hoteleve punojnë të kufizuar sa për 3-4 ditë.Për punojnësit është investuar shumë pë kualifikimin dhe trajnimin e tyre në këtë sektor”

Gjirokastra kjo vlerë e trashëgimisë kulturore botërore po vuan pasojat e shkaktuara nga përhapja e pandemisë Covid-19 duke ditur dhe faktin se është nga zonat më të rrezikuara në vendin tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›