E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër/Rrugët e lagjies Kodra e Shtufit të amortizuara prej shumë vitesh

Lagjia Kodra e Shtufit,nga zonat më të frenkuentuara dhe të banueshme të qytetit të Gjirokastrës ka mungesë të infrastukturës rrugore.Kjo situate vazhdon prej shumë vitesh në segmentet urbane “Vangjel Zhapa” si dhe “Rruga e Shtufit”.Çdo vit kur ka përmbytje gjatë reshjeve me intensitet të lartë gropat e tejmbushura me ujë ndihen përgjatë këtyre segmenteve me gjatësi mbi 800 metra duke rrezikuar kalimin e qytetarëve në veçanti të fëmijëve si dhe të drejtuesve të automjeteve.Banorët e kësaj lagjie janë shprehur për RTSH Gjirokastra se kjo gjendje vazhdon prej më shumë se 20 vitesh dhe apelojnë për ndërhyrje sa më drastike pasi do jetë lehtësi për ata dhe kërkojnë më tepër përkushtim vemendjeje. 

“Kemi më shumë se 20 vjet që jetojmë në këtë lagjie dhe kjo rrugë vazhdon në të njëjtën gjendje.Kur ka shira i shpiem ne fëmijët për në shkollë.Na ka hije dhe ne si banorë të bëjmë shëtitje si të gjithë në një rrugë tamam.Ne kërkojmë të bëhet rruga pasi është lehtësi dhe frymëmarrje për ne”

Nevojat e mbi 50 familjeve të kësaj zone të banuar janë të mëdha dhe jetike.Infrastruktura rrugore është prioritet parësor për instancat kompetente dhe komuniteti në fjalë jeton ende me shpresën që të zbatohen projektet për zhvillimin e lagjieve të qytetit të gurtë. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›