Gjirokastër,mMbi 200 festivalistë ndezin Odeonin
GJIROKASTËR- Ka startuar mbasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar folklorik "Fest-Argjiro 2013".
Piro Qiqi, drejtor artistik i festivalit, tha se gjatë tre netëve, mbi 200 artistë nga gjashtë shtete të rajonit, do të marrin pjesë në festivalin e sivjetshëm.
"Artistët e asambleve do të ngjiten në skenën e odeonit koncertor, duke qenë pjesë e paradës tradicionale në ditën e parë të festivalit", tha Qiqi.
Sipas tij, kjo zgjedhje është ndërmarrë duke iu përmbajtur traditës së hershme të festivaleve folklorike, të gërshetuar me mikpritjen e ngrohtë gjirokastrite.
"Festivali, ashtu si dhe në tre edicionet e mëparshme, është tregues i qartë se Gjirokastra është e gjallë dhe plot kolorite folklorike", tha Qiqi, duke shtuar se në odeonin e “Bashtesë së Teqesë" do të ngjiten në skenë asamblet nga Shqipëri, Greqia, Krocia, Polonia, Kosova, si dhe Bullgaria.
Ndërkaq, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, tha se ky aktivitet kulturor ka si qëllim të promovojë përtej kufijve historinë dhe arkitekturën shumë shekullore të qytetit.
"Mendoj se organizimi i festivalit do të sjellë në qytetin e gurtë, krahas artistëve, edhe turistë e spektatorë vendas e të huaj", tha Bime, ndërsa nënvizoi se Gjirokastra është qytet i kulturës dhe vlerave historike, ndërsa “Fest-Argjiro 2013” është një tjetër rast për të dëshmuar këtë fakt.
(d.b/ATA/BalkanWeb)