E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjirokastra, 20 vjet në UNESCO – Qyteti i gurtë kthehet në pol të rëndësishëm të turizmit shqiptar

Qyteti i gurit, Gjirokastra, feston 20 vite që kur u shpall pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Në këtë përvjetor, qyteti po pret dhe përcjell çdo ditë vizitorë nga e gjithë bota, të cilët vijnë për të përjetuar historinë, arkitekturën karakteristike dhe mikpritjen vendase.

Kalaja madhështore, e cila mbizotëron mbi qytet, mbetet një nga pikat më të vizituara, duke e kthyer Gjirokastrën në një qendër të rëndësishme të turizmit kulturor.

“E kam vizituar Gjirokastrën disa vite më parë dhe mund të them me siguri që ka pasur një ndryshim pozitiv të dukshëm. Qyteti duket më i pastër, më i sistemuar”- tha një turiste.

“ Tashmë ka më shumë ndërtesa të restauruara dhe më shumë informacion për turistët. Dallohet që janë bërë investime në zonën e pazarit.”

Një tjetër vizitor që ka ardhur për herë të parë u shpreh se, “ Jam vërtetë i impresionuar, nuk e prisja që Gjirokastra të kishte një histori kaq mirë të ruajtur dhe këtë atmosferë kaq të veçantë.

Gjirokastra u pranua  në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, në 15 korrik të 20005. Që prej asaj kohe qindra objekte të trashëgimisë historike dhe kulturore kanë përfituar restaurime falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare,  projekteve ndërkombëtare ,por edhe të vet komunitetit .Sot ndryshimet janë të dukshme dhe të prekshme , duke nisur nga lagjet që dikur rrezikonin shembjen, e ndërsa sot janë kthyer në pika atraktive për vizitorët nga e gjithë bota.

Inxhinier i DRTK Gjirokastër Vaso Polo u shpreh për RTSH se “Kemi punuar për restaurimin e 20/30 banesave dhe tashme kemi arritur në 70/80 banesa në vit. Jemi të kudondodhur në të gjitha probelemet që kanë banesat gjirokastritë për mirëmbajtjen dhe mos ndryshimin e arkitekturës.

Në 20-vjetorin e shpalljes si pasuri botërore e UNESCO-s, Gjirokastra vazhdon të jetojë me ritmin e historisë dhe të mirëpresë të ardhmen me dyer të hapura. Gurët që mbajnë shekuj kujtesë, rrugicat me kalldrëm dhe atraksione si Kalaja, janë më shumë se thjesht pika turistike ,janë dëshmi e identitetit që e bën këtë qytet unik në hartën kulturore të botës.”

Gazetare: B. Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›