Gjirokastra ka dalë nga harta e narkotikëve – Nga 5950 kontrolle, vetëm 5 raste kultivimi kanabisi

Gjirokastra ka dal nga harta e zonave të riskut për sa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Nga viti në vit është rritur forca zbuluese e veprave penale si kultivim dhe shitje e bimëve narkotike bëri të ditur Shefi i Komisariatit Gjirokastër Elvis Peza, i cili shtoj se për 8 muaj janë evidentuar gjithsej 5 vepra penale.
“Në territor janë grupet e kontrollit të cilët merren me kontrollin kundër luftës së bimëve narkotike. Për 8 muaj në territorin që ne mbulojmë kemi evidentuar 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Numri i bimëve narkotike është në minimum, janë 25 bimë narkotike dhe 148 kubik të këtyre bimëve”, u shpreh Elvis Peza, Shef i Komisariatit Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim mes instancave të tjera ligj zbatuese kanë arritur të koordinuar punën duke sjell edhe rezultate të frytshme.
Nga ana e strukturave të komisariatit të policisë Gjirokastër janë ushtruar 5949 kontrolle, 616 në ambiente të mbyllura si dhe 5233 në ambiente të hapura.
Gazetare: Leonida Koçiu
/RTSH/