Gjirokastra perkujton 7 policet e rene ne krye te detyres
Gjirokaster 26 tetor NOA - Ne kuader te Dites se te reneve te policise per te perkujtuar dhe vleresuar aktin sublim te punonjesve te policise te rene ne krye e per shkak te detyres ne mjediset e Policise se Gjirokastres eshte celur ekspozita me veprimtarine e policise nder vite.
Ndersa ne ceremonine e rastit pas himnit kombetar dhe ngritjes se flamurit drejtori i policise se qarkut Emri Vata ka mbajtur fjalen e rastit ku nder te tjera ka theksuar se Vitet kalojne e ne lumin e rrembyeshem te kohes humbasin kujtime qyteterime dhe pasuri por vlerat mbeten te skalitura perjete tha ai.
Ne perfundim jane zhvilluar disa vizita nga titullaret e ketyre strukturave ne familjet e deshmoreve te policise dhe te atyre te rene ne krye e per shkak te detyres.
Gjate diteve te dyerve te hapura por edhe diten e sotme te gjithe te pranishmeve ju jane dhene flet palosje dhe stilolapsa te prodhuar nga drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ne bashkepunim me misionin Pameca dhe OSCE.
Po ne kete kuader eshte hapur edhe libri i pershtypjeve ku shume vizitore kane lene pershtypjet e tyre dhe mesazhet perkatese.
Ne qarkun e Gjirokastres jane 7 punonjes te rene ne krye e per shkak te detyres.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33098-gjirokastra-perkujton-7-policet-e-rene-ne-krye-te-detyrestitleGjirokastra perkujton 7 policet e rene ne krye te detyrestheme blue nickagjencianoa