E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjoba për këmbësorët – Qytetarët në Shkodër e shohin si mundësi disiplinimi

Qytetarët shkodranë e kanë mirëpritur vendimin për t’u gjobitur edhe kalimtarët të cilët nuk zbatojnë sinjalistikën rrugore. Mund të jetë një mundësi disiplinimi thonë ata.

Megjithatë në rrugët e qytetit ndesh me dhjetëra raste kur qytetarët zgjedhin të ndërpresin rrugën jo në vija të bardha duke qenë kështu burim aksidentesh.

Gjobat për këmbësorët në Shkodër kanë nisur që në mes të muajit janar sipas burimeve pranë policisë së Shkodrës janë afro 150 qytetarë të ndëshkuar. Penalitete të tilla synojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët që të mos ndërpresin rrugën vend e pa vend port ë respektojnë sinjalistikën.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›