Gjobë djalit të biznesmenit, arrestohen adoleshentët
Policia arrestoi një grup të rinjsh të akuzuar për gjobëvënie ndaj një bashkëmoshatari të tyre, banues në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë.
Dashamir Biçaku
I dëmtuari, të cilit në mënyrë të dhunshme i është kërkuar të paguante shuma parash mësohet se është djali i një tregtari të zonës ku ndodhi ngjarja. Genci Harusha dhe Liridion Frroku, të dy 18-vjeçarë, banues në Tiranë janë arrestuar me akuzën e shtrëngimit me dhunë për dhënie të pasurisë. Bashkë me ta, policia ka shoqëruar në cilësinë e të dyshuarve edhe Pulizoi Lekgega dhe Farudin Ziko, edhe ata të moshës 18 vjeç. Sipas burimeve zyrtare të policisë, personat e mësipërm akuzohen se kanë detyruar të dëmtuarin Xhejnis Plasa, 18 vjeç për të paguar një shumë prej 100 mijë lekësh të reja. Arrestimi i personave të akuzuar për gjobëvënien është konfirmuar nga Policia e Tiranës, e cila tha se prangosja e të dyshuarve është bërë pas denoncimit të paraqitur nga i dëmtuari. Ky i fundit ka denoncuar në komisariatin e policisë nr.1, duke treguar se katër të akuzuarit i kërkonin atij në mënyrë të vazhdueshme para në shuma të konsiderueshme, duke e kërcënuar me dhunë. Hera e fundit që Genci Harusha, Liridon Frroku, Pulizoi Lekgega dhe Farudin Ziko i kishin kërkuar paratë bashkëmoshatarit të tyre Plasa ka ndodhur pak kohë më parë dhe gjoba ka qenë 100 mijë lekë të reja. Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë, autorët e kanë kërcënuar të dëmtuarin se nëse nuk dorëzonte paratë, ai do të kishte probleme serioze. I gjendur ngushtë përballë shumës së konsiderueshme që duhej të paguante, Xhejnis Plasa i ka treguar babait të tij, pronar i një dyqani, për “taksën” që duhej të paguante. Babai i të riut të dëmtuar menjëherë është paraqitur në polici dhe ka bërë kallëzimin penal, ndërsa hetuesit kanë marrë deklarime edhe nga djali i tij për rrethanat e ngjarjes. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit Plasa, gjobëvënësit ishin banorë të lagjes pranë minibashkisë nr.1 dhe Shkollës së Baletit në rrugën “Mihal Grameno”. I dëmtuari ka pohuar se Genci Harusha dhe të tjerët në mënyrë të vazhdueshme i kishin kërkuar atij para në shuma të vogla, nga 3-4 mijë lekë, por këtë herë shuma që ata kërkonin ishte sipas denoncuesit, çmenduri. Pasi kanë marrë të dhënat për secilin prej personave të akuzuar, oficerët e komisariatit nr.1 kanë përcjellë informacionin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në zyrën e Krimeve kundër Personit. Katër të denoncuarit janë shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, ku janë pyetur për rrethanat e krimit. Ata fillimisht nuk kanë pranuar akuzën, por pas ballafaqimit me dëshmitarët dy nga të arrestuarit kanë pohuar se i kanë kërkuar para borxh Xhejnis Plasës.