Gjobë për të gjithë ata që kapen duke pështyrë në publik
Share
Këshilli vendor i Enfield-it në Londrën Veriore shpreson që zona e tyre të bëhet e para në Britani ku ndalohet të pështysh në publik.
Nisma ka një mbështetje shumë të madhe në publik, pasi më shumë se 3 mijë prej tyre kanë nënshkruar peticionin që ndalon pështyrjen në publik. Nëse miratohet një nismë e tillë, policia bashkiake do dënojë të gjithë ata që pështyjnë me 80 stërlina gjobë. Në rast se refuzojnë të paguajnë, do përballen me hetim e më pas me një gjobë prej 5 mijë sterlinash.