E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobitet kompania e kromit në Elbasan, IKMT gjen 318 ton mbetje të rrezikshme

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur dhe ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e kompanisë “Albcrome” në Elbasan.

Në ambientet e saj janë gjetur rreth 318 ton mbetje të rrezikshme të krijuara nga procesi i pluhurit të kromit.

Autoritetet bënë të ditur se për këto mbetje nuk ekzistonte asnjë kontratë për trajtimin, transportin apo asgjësimin e tyre.

Për këtë shkelje, kompania është ndëshkuar me një gjobë prej 4 milionë lekësh dhe është vendosur pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë të mbetjeve sipas ligjit në fuqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›