E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjonaj: Të ngremë komision hetimor për pasuritë e partnerëve të politikanëve

Tiranë, 23 gusht, NOA Deputetët e Partisë Demokratike mbështesin idenë për ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e pasurisë së politikanëve dhe partnerëve të tyre, nga cilado forcë politike që të jenë ata.

Deputetja e PD-së, Adriana Gjonaj tha sot në një deklaratë për mediat se kreu i PS-së, njëherazi dhe i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama duhet të prononcohet në lidhje me këtë çështje.

Sinqerisht, si deputete e ftoj zotin Rama të ndryshojmë bashkë ligjin, të ngremë komision hetimor parlamentar për të gjithë partnerët e deputetëve, të majtë dhe të djathtë, e të çdo zyrtari të lartë, e të mos fshihesh pas kutisë së Lepurit, u shpreh Gjonaj.

Nga ana tjetër Gjonaj u shpreh se Rama duhet të bëjnë deklarimin e pasurisë së partnerëve të tij. Sot jam këtu para jush, për ti bërë thirrje Edvin Ramës të deklarojë pasuritë e të gjithë partnerëve të 12 viteve, tha Gjona.

Nga ana tjetër ajo shtoi se Rama duhet të deklarojë dhe pasurinë e tij, për të cilën ka deklaruar se ka vetëm 3 mijë euro në bankë.

Në deklaratën e tij të pasurisë, Kryetari i pastrehë i Partisë, ky fakir fukara, ka deklaruar se zotëron vetëm 3 mijë euro. Pse nuk e ke bërë transparencën e serialëve të partnerëve, ndërkohë që e pretendon këtë nga një grua?, u shpreh Gjonaj.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›