Gjoni:Berisha kërkon të marrë nën kontroll SHISH

Partia Socialiste ka reaguar sot për miratimin në parim të ndryshimeve në ligjin e SHISH-it në komisionin e ligjeve. Deputeti i PS-së Ilir Gjoni në një konferencë për shtyp theksoi se me këtë ligj, synohet rritja e kontrollit nga ana e kryeministri mbi këtë institucion. Sipas tij me miratimin e këtij ligji, Sali Berisha synon kontrollin personal, të një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit siç është Shërbimi Informativ Shtetëror.
"Ligji aktual nuk e pengon shërbimin (SHISH-in) që të merret me mbledhjen e informacioneve dhe përgatitjen e tyre për qeverinë nëse ka një kërkesë nga ana kryeministrit ose dhe presidentit, por duhet thënë mbi të gjitha se këto informacione duhet të mblidhen kur kjo veprimtari cenon SIGURINE KOMBETARE, që është dhe esenca e përdorimit të këtij shërbimi", theksoi Gjoni.