Gjuetari vret gjuetarin në Zelenikovë

Për shkak të pakujdesisë në gjah, një gjuetar nga fshati Gradce i Zelenikovës ka vrarë kolegun e tij. Sipas njoftimeve të para të MPB-së, gjuetari ka shtënë me armë në drejtim të kolegut të tij, duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë kafshë të egër, pasi nuk kishte parë trupin e njeriut.
Vrasja aksidentale ka ndodhur sot në orën 8 të mëngjesit në malin afër fshatit nga ku ishin dy gjuetarët. Menjëherë pas vrasjes, rasti është paraqitur pranë organeve të rendit. Forcat e policise me anë të një helikopteri kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën.