E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Vlorë/ Kontrolle ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrolleve sekuestrohen 3 automjete dhe nis hetimi pasuror ndaj pronarëve të tyre.

Në vijim të veprimeve verifikuese dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 3 shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu, ka nisur hetimi pasuror ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre automjeteve, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj.

Policia e Vlorës do të vijojë kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›