Gjuha Shqipe, pergjigjet e testit
Ka rezultuar e suksesshme skema e provimit te lirimit, si i Matures Shteterore, per rreth 55 mije nxenes. Ministria e Arsimit njoftoi dje, menjehere pas perfundimit te provimit te Gjuhes Shqipe se gjithcka kishte shkuar me se miri dhe pa incidente te asnje lloji. Dikasteri i Arsimit ka publikuar dje skemen e vleresimit te ketij testi, i cili ka qene i njejte per te gjithe. Testimi i pare ne nivel kombetar per nxenesit qe perfundojne klasen e nente ne kete sistem arsimor, filloi ne oren 10:00 dhe procesi, i cili zgjati 2 ore e gjysme, u zhvillua normalisht. Ne provim moren pjese 55.508 nxenes ne te gjithe vendin, te vendosur ne 680 mjediset e perzgjedhura nga Drejtorite Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore. Sikurse mesohet, testi permbante 25 kerkesa nga te cilat 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Prane cdo Drejtorie Arsimore ne vend, eshte ngritur nje komision vleresimi me mesuesit me te mire, te trajnuar nga Agjencia e Vleresimit te Arritjeve (AVA) dhe Drejtorite Arsimore. Procesi i provimit te Gjuhes Shqipe u monitorua dhe do te vleresohet nga Inspektorati Kombetar i Arsimit Parauniversitar (IKAP) dhe te gjitha Drejtorite Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore ne vend.
55 508 Nxenes
Moren pjese ne provimin e djeshem te lirimit ne lenden gjuhe shqipe. Sipas te dhenave, arsimi baze ka edhe numrin me te madh te nxenesve ne krahasim me ate te mesem dhe te larte. Paraprakisht, rreth 3.500 nxenes jane testuar per dijet e tyre ne dy lende.