E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Gjuha e preferuar është shqipja”, 12 vjeçarja nga Resnja e RMV: Gegët llafosin me hundë, toskët me gojë…

“N’kufi” ishte këtë javë në fshatrat përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Resnjë, brenda Maqedonisë së Veriut, shqiptarët janë shumicë në të paktën 6 fshatra.

Gazetarja Linda Karadaku solli përmes emisionet rrëfimet e disa prej banorëve që jetojnë në këtë zonë, të cilët flasin dialektin tosk.

Melisa 12 vjeçare thotë se gjuha që i pëlqen më shumë është shqipja, të cilën e flet shumë mirë. Zamira, thotë ajo është mësuesja që i jep mësim.

“E dini ju se çfarë janë gegët dhe toskët”, e pyet gazetarja.

“Gegët llafosin me hundë ndërsa toskët me gojë…”, shprehet 12 vjeçarja./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›