E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Gjuha shqipe nuk është në rrezik”/ Lloshi: Për përkthime të mira nevojiten fjalorë dygjuhësh

Gjuha shqipe nuk është në rrezik! Është ky konstatimi i përbashkët që ndajnë gjuhëtarët, përkthyesit dhe personalitete të letrave shqipe, duke hedhur poshtë kështu diskutimet e hershme dhe ato të ditëve të fundit mbi rrezikun që i kanoset Gjuhës Shqipe.  

Nga ana tjetër, për të pasur në duart tona vepra të mirëpërkthyera, duhet të forcohen 2 komponentë, sipas gjuhëtarëve dhe përkthyesve. Të forcohet roli i redaktorit dhe të shtohen fjalorët dygjuhësh, të përbashkët me Kosovën.

Këto tema diskutimi u ngritën në Simpoziumin e parë Kombëtar mbi përkthimin me temë “Përkthimi si diplomaci kulturore”, realizuar në vazhdën e Tetorit të librit.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›