E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Almir Rrapo do te ekstradohet ne SHBA

Tirane 12 nentor NOA - Gjykata e Apelit ka marre sot vendimin per ish-sekretarin e Ministrise se Jashtme qe akuzohet per pjesemarrje ne nje bande kriminale ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Gjykata vendosi te lere ne burg dhe me pas te ekstradoje drejt SHBA-se Almir Rrapon. Ne kete menyre gjykata ka lene ne fuqi vendimin e meparshem per ekstradimin e Rrapos drejt SHBA-se.

Vonimi i vendimit erdhi per shkak te garancive qe kerkuan avokatet e Rrapos per mos denimin e klientit te tij me vdekje ne baze te ligjit ne disa shtete te Amerikes ku mund te denohet ai.

Ne nje leter drejtuar Ministrise se Drejtesise Departamenti i Shtetit i jep siguri shtetit shqiptar se nese Rrapo do te ekstradohet drejt SHBA-se nuk do ti jepet gjykimi me vdekje.

a.k/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/34156-gjykata-almir-rrapo-do-te-ekstradohet-ne-shba-titleGjykata Almir Rrapo do te ekstradohet ne SHBA theme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›