E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, rrëzon kërkesën e PD! Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot (29 shtator) se rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, duke e cilësuar zgjedhjen e tij nga Kuvendi me shumicë votash të mazhorancës, si të ligjshëm.

Deputetët e PD-së kundërshtuan zgjedhjen e Shabanit, i cili u votua nga Kuvendi me 85 vota pro më 11 dhjetor.

Opozita pretendon se procedura e ndjekur për zgjedhjen e tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur pretendime edhe për pajtueshmërinë e Shabanit me funksionin e Avokatit të Popullit.

Përplasja mes palëve nisi pasi PD tërhoqi firmat për kandidatët për Avokat të Popullit, përfshirë Endri Shabanin, duke deklaruar se ai nuk kishte më mbështetjen e saj. Pavarësisht kësaj, kandidatura e Shabanit u votua në seancë plenare nga mazhoranca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›