E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Sejdiu shkeli Kushtetuten

Gjykata Kushtetuese e Kosoves theu heshtjen pas zerave ne shtypin e dites mbi vendimin per presidentin Sejdiu.

Ne nje komunikate te publikuar gjate pasdites thuhet se gjykata ka vendosur qe presidenti Fatmir Sejdiu e ka shkelur Kushtetuten e Kosoves duke mbajtur edhe postin e kryetarit te LDK-se.

Ceshtja e bujshme sqarohet ne vetem pak rreshta ne fund te nje komunikate per shtyp gjate se ciles me pare sqarohen ceshtje te tjera te shqyrtuara nga kjo gjykate.

Komunikata e identifikon ceshtjen si Rasti KI 47/10 Naim Rrustemi dhe 31 deputete te tjere te Kuvendit te Republikes se Kosoves kunder shkelqesise se tij Fatmir Sejdiu president i Republikes se Kosoves.

Me tej thuhet se gjykata konstatoi me shumice votash se kerkesa e dorezuar me 25 qershor 2010 eshte e pranueshme.

Gjykata gjithashtu konstatoi se ka shkelje serioze te Kushtetutes se Kosoves respektivisht te Nenit 88.2 nga shkelqesia e tij Fatmir Sejdiu duke mbajtur njekohesisht postin e presidentit te Republikes dhe te kryetarit te partise politike Lidhja Demokratike e Kosoves thuhet ne njoftimin zyrtar ne faqen e kesaj gjykate.

Prej dy ditesh shtypi kosovar shkruante se mbledhja ku ishte marre ky vendim ishte zhvilluar te merkuren por deri tani askush nga kushtetuesja nuk e kishte pohuar nje gje te tille.

Eksperte te interpretimit te Kushtetutes thone se ne rastin kur gjykata konstaton shkelje serioze te saj nga presidenti atehere Kuvendi i Republikes se Kosoves do te mund ta shkarkonte edhe ate me 2/3 e votave te kualifikuara.

Sipas ekspertit Riza Smaka nese keto vota nuk do te arriheshin atehere pavaresisht vendimit te Gjykates Kushtetuese ceshtja do te mbetej status quo deri ne perfundim te mandatit te presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›