E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata bllokoi edhe apelimin

Pas vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj, i dyshuari kryesor i të cilës është Ilir Xhakja, dalin ne drite fakte të tjera tronditëse.

Vendimi qe i dha atij pafajesine ne Shkallen e Pare te Gjykates Durres, nga gjykatesi Neritan Tabaku, ende nuk eshte zbardhur, edhe pse eshte marre qe prej me shume se nje vit e shtate muaj ndonese kane kaluar te gjitha afatet e arsyeshme ligjore.

Per pasoje shqyrtimi i kesaj çështjeje ende nuk ka nisur ne Gjykaten e Apelit, per shkak te mos disponimit te vendimit te zbardhur, nderkohe qe Top Channel ka siguruar ne rruge jo zyrtare ankimin e prokurorit ne apel si dhe kerkesen e Prokurorise gjate gjykimit te Ilir Xhakjes per te cilin kerkohej 25 vjet burg per akuzen e vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe armembjatjes pa leje.

Fakti i moszbardhjes se vendimit qe nga shkurti 2011 konfirmohet zyrtarisht edhe nga Prokuroria e Pergjithshme. I kontaktuar ne telefon nga Top Channel per te saktesuar keto te dhena, keshilltari per mediat Plator Nesturi deklaroi se se fundmi çështja ndaj Ilir Xhakjes eshte gjykuar nga Gjykata e Durresit dhe prokurori ka kerkuar 25 vjet burgim.

Pas vendimi te gjykates per pafajesine e t'i shtoi zoti Nesturi, Prokuroria e Durresit ka bere ankim per kete vendim ne daten 18 shkurt 2011 dhe ne jemi ende ne pritje te veprimeve qe do kryeje Gjykata e Apelit. Per dijeni sqaron keshilltari Nesturi, ankimi eshte bere pa patur nje vendim te zbardhur per çeshtje te afateve, megjithese vendimi nuk ishte zbardhur.

Kete vendim ende nuk e disponojme mbylli shpjegimin e tij per Top Channel, keshilltari i Prokurorise se Përgjithshme. Ilir Xhakja sipas dokumentave qe Top Channel disponon eshte shpallur fillimisht fajtor nga Krimet e Rende dhe eshte denuar me 21 vjet burg per vrasjen e shtetasit Qerim Maloku. Ky vendim ishte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe eshte prishur ne vitin 2009 nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte me argumentimin se kjo akuze qe i atribuohet te pandehurit sipas ligjeve ne fuqi nuk eshte ne kompetence te Krimeve te Renda, por e Gjykates se Rrethit.

Pasi ceshtja eshte rishqyrtuar ne shkallen e pare ne Durres nga gjykatesi Neritan Tabaku, ai i ka pushuar akuzat e tjere duke lene vetem ate te armembajtjes pa leje dhe e ka denuar me kohen e paraburgimit e duke urdheruar lirimin e menjehershem nga burgu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›