E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë unanimisht!

Vendimi i marrë ditën e djeshem nga Gjykata e Apelit ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është votuar në mënyrë unanime nga të tre anëtarët e trupit gjykues: Elona Toro, Iliba Bezati dhe Genti Shala.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në reagimin e gjykatës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e Shkalles se Pare, e cila e ka denuar deputetin Ervin Salianji me 1 vit burgim per shpifje.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›