E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie, kërkohet ngrirja e llogarive të Thesarit të Shtetit

Konflikti institucional për pagat e sistemit gjyqësor po përshkallëzohet me shpejtësi.

Vetëm një ditë pas dorëzimit të një kallëzimi penal pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë kanë nisur një tjetër betejë paralele, duke depozituar një padi në Gjykatën Administrative, përmes së cilës kërkohet bllokimi i llogarive të Thesarit të Shtetit.

Në qendër të këtij zhvillimi është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës si dhe GJKKO të cilat kanë marrë iniciativën individiale për të kërkuar një masë sigurie të jashtëzakonshme përpara trupës administrative.

Burime nga gjykata e Durrësit bëjnë me dije se ky institucion ka depozituar pranë Gjykatës Administrative Tiranë kërkesën për sigurim padie.

Kjo kërkesë për sigurim padie nënkupton që Thesari i Shtetit të bllokohet derisa ky institucion të pranojë të shlyejë pagat sipas listëpagesave për të gjithë administratën gjyqësore të Gjykatës së Durrësit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›