E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë cakton datën për çështjen e Saimir Tahirit, ja kur do të shqyrtohet dosja e ish-ministrit

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Ish-ministri u dënua përfundimisht në shkurt 2022 me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre. Dënimi fillestar ishte 5 vite burg, por u ul në 3 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Pas dënimit, ai u arrestua menjëherë në sallën e gjyqit dhe kreu rreth 16 muaj dënim në burgun e Fierit dhe të Lushnjes.

Më 2 qershor 2023, Gjykata e Elbasanit pranoi kërkesën e tij për lirimin nga qelia për shkak të rrethanave familjare. Gjykata vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 8 muaj, ta vuante në arrest shtëpie.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›