Gjykata e Lartë hap garën për tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka shpallur hapjen e procedurës për shprehjen e interesit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Sipas njoftimit, më 12 dhjetor 2026 përfundon mandati pesëvjeçar i tre anëtarëve të KLGJ-së, një anëtari të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një anëtari nga gjykatat e apelit dhe një anëtari nga Gjykata e Lartë.
Në zbatim të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, kryetari i Gjykatës së Lartë ka shpallur thirrjen publike për paraqitjen e shprehjes së interesit së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës së Lartë.
Gjyqtarët interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë brenda datës 13 korrik 2026, afat brenda të cilit do të pranohen aplikimet për kandidim në KLGJ.
Gjithashtu kandidatët e interesuar së bashku me shprehjen e interesit, duhet të paraqesin edhe dokumentacionin e kërkuar nga ligji, sipas kritereve të përcaktuara në njoftimin zyrtar.
/m.q/r.e/