E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë i bën një ‘qokë’ Erion Veliajt

Gjykata e Lartë ka zgjidhur në favor të Erion Veliajt mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke urdhëruar këtë të fundit të shqyrtojë ankimin e kryebashkiakut për kallëzimin e njohur si çështja e “Nesti Angonit”.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur që Gjykata e Tiranës të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për shfuqizimin e vendimit të 8 majit 2026, me të cilin është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

Veliaj kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore për kallëzimin e tij, që lidhet me dokumentin e firmosur nga personi i identifikuar si “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit nisi procedimi penal ndaj kryebashkiakut.

Sipas verifikimeve zyrtare të cituara në kallëzim, personi me këtë emër nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë, tashmë i takon Gjykatës së Tiranës të shqyrtojë ankimin dhe të vendosë nëse do të urdhërojë vijimin e hetimeve për rrethanat e kallëzimit.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›