E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fran Frrokajt për pezullimin e dënimit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fran Frrokajt, ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës, i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të Posaçëm.

Frrokaj u dënua me 2.8 muaj burg për shpërdorim detyre. Vendimi i Apelit u dha më 23 dhjetor 2024, por ende nuk është ekzekutuar, pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia.

Policia ka realizuar disa kontrolle për kapjen e tij, por deri tani nuk ka pasur sukses. Aktualisht, Frrokaj është zyrtarisht në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›