E Diel, 8 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila kishte kërkuar heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta, duke konfirmuar masën e pezullimit nga detyra ndaj Ballukut.

Më herët, edhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte rrëzuar kërkesën e saj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Po ashtu, mbetet në fuqi edhe masa e bllokimit të pasaportës, duke kufizuar daljen e saj jashtë vendit. Vendimi i Gjykatës së Lartë e bën përfundimtar qëndrimin e gjykatave lidhur me këto masa sigurie. m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›