E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon sekursin e “bosit të kriptomonedhave”/ Faruk Fatih Ozer ekstradohet në Turqi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e turkut Faruk Fatih Ozer, duke bërë kështu që ky i fundit të esktradohet në Turqi.

I riu i njohur ndryshe si bosi i kriptomonedhave do të përballet me drejtësinë në vendin e tij të origjinës.

Ai akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turq me dëm rreth 2 miliardë dollarë.

Më pas ai u arratis në Shqipëri ku prej disa kohësh jetonte në Elbasan dhe në plazhet e jugut. Gjatë qëndrimit të tij kishte ndryshuar pamjen, por policia arriti që ta identifikojë përmes gjurmave të gishtave. Në pranga bashkë me atë ra edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i Armando Dukës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›