E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë vendosi ndalimin e rrjetet social në SHBA, Trump: Shpëtoni TikTok

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të ndihmojë aplikacionin e njohur të mediave sociale, TikTok, të qëndrojë në funksion nën presidencën e tij.

“Save TikTok”, ka shkruar Trump në një postim në platformën Truth Social, duke bërë kështu thirrje për ‘shpëtimin’ e TikTok nga bllokimi në SHBA.

TikTok u mbyll në Shtetet e Bashkuara të shtunën vonë në mbrëmje, me vendim nga Gjykata e Lartë.

Kujtojmë se Trump ka thënë më parë se ka shumë gjasa të pezullojë ndalimin e TikTok për 90 ditë, pas marrjes së detyrës të hënën më 20 janar.

Trump just posted this on Truth Social

“SAVE TIKTOK” pic.twitter.com/mwKKpeWXSW

— EnhancedMarket (@EnhancedMarket) January 19, 2025

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›