Gjykata e Moskës shpall fajtor Ish-manjatin rus të naftës

E gjitha dukej si një showdown. Pak ditë shqiptimit të vendimit më 27 dhjetor, i akuzuari, Mikail Hodorkovski, dhe akuzuesi i fshehtë dhe jozyrtar i tij, Vladimir Putin, zhvilluan një duel verbal në media.
Kryeministri Putin ishte ai që doli në ofensivë. Gjatë një forumi me qytetarët që transmetohej drejtpërdrejt para një jave Putinin e pyetën lidhur me fatin e Hodorkovskit, dhe ai deklaroi: "Një hajdut e ka vendin në burg. Në bazë të vendimit të trupit gjykues Hodorkovski konsiderohet fajtor për vjedhje. Për një vjedhje shumë të madhe."
Abuzime fiskale dhe mashtrim
Një deklaratë kjo që mund, por nuk duhej të kuptohej si paragjykim. Sepse Putin vazhdoi të bëjë fjalë për abuzime fiskale dhe mashtrim. Nën të dyja këto akuza është dënuar në procesin e parë ish-shefi i koncernit të naftës Jukos. Konkretisht për vjedhje është fjala në procesin e dytë, që vazhdon aktualisht.
Ish-shefi i koncernit të naftës Jukos dhe partneri i tij i biznesit Lebedjev ngarkohen me akuzën se kanë shitur ielgalisht 218 milionë ton naftë. Kjo i përgjigjet sasisë së përgjithshme të naftës të nxjerrë në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2003. Prokuroria ka kërkuar 14 vjet burg. Mbrojtja ka kërkuar lirimin e të pandehurit.
Kryeministri Putin në prezantimin e tij nuk harroi të përmendë, se në kohën që Hodorkovski u bë njeriu më i pasur i Rusisë ka pasur edhe vrasje e sulme për vrasje. "Unë dua të kujtoj, se drejtuesi i shërbimit të sigurimit të Jukos është në burg për vrasje. Është e pamundur, që ai t'i ketë iniciuar me kokën e vet të gjitha vrasjet. "
Hodorkovski as që u mundua t'u referohet këtyre akuzave. Në një intervistë ekskluzive, që e ka botuar tani gazeta "Nezavisimaja" ai vërtet pranon, që është i indinjuar ndaj deklarimeve të Putinit, por atij i vjen keq, citat: "Të gjithë kanë frikë prej jush, u tha në emision. Një kompliment i tmerrshëm. A kemi ne vërtetë nevojë për një Rusi, e cila sërish të bazohet tek frika? Unë i uroj Putinit mirësi dhe durim dhe që ta duan e të mos kenë frikë prej tij. Ndoshta jo të gjithë do ta duan, por të paktën të mos jenë vetëm qentë e tij ata, që e duan atë!"
Duel verbal: Putin- Hodorkovski
Ky është një kundërsulm, por Hodorkovski shton edhe një citat tjetër: "Ne do ta rikonstruktojmë vetë vendin. Pa indinjatë dhe pa kërcitur dhëmbët. Pa armiq të supozuar dhe pa vertikale pushteti për interesa vetiake. Ne jemi populli, Rusia na përket neve!
Një duel verbal, që ngjalli diskutime, të cilave edhe presidenti rus Mevedev do të kishte preferuar t' u shmangej. Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejtë, ku ai bënte një retrospektivë të vitit, më se qartë ai deklaroi: "As presidenti dhe asnjë nëpunës tjetër i shtetit nuk ka të drejtë të pozicionohet nëse fajtor ose jo fajtor, qoftë lidhur me rastin aktual apo edhe ndonjë rast tjetër, pa u shpallur vendimi. Kjo është më se e qartë!"
Gjyqtari në procesin e dytë Hodorkovski të hënën (27.12) do të fillojë shqiptimin e vendimit. Nëse ai do t' i përgjigjet çështjes fajtor, apo jo fajtor, kjo mbetet e hapur. Shpallja e vendimit do të zgjasë disa ditë, madje mund të vazhdojë edhe me javë./DW-Start/
2010-12-27 10:56
[