E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Romës ka hequr pjesërisht imunitetin e Berluskonit

Gjykata e Romës ka hequr pjesërisht imunitetin e kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni. Tashmë Gjykata është e lirë të proçedojë ndaj kreut të qeverisë, në lidhje me dy proçeset gjyqësore që janë hapur ndaj tij. Heqja e imunitetit ka bërë të mundur nisjen e proçese gjyqësorë, të cilat ishin anulluar më parë. Lajmi është njoftuar nga mediat italiane,të cilat bëjnë me dije se Berluskoni mund të gjykohet teksa ushtron detyrën.
 

Gjykata e Lartë e Italisë ka hedhur pjeserisht poshtë të enjten një ligj i cili mbrohej nga kryeministri italian Silvio Berluskoni, duke lejuar gjygjtarët individual për të vendosur qe ai nuk është i detyruar të dal në gjyq.
Nëse gjykata vendos sipas ligjit dhe duke respektuar kushtetuten, Berluskoni do dale para gjyqit i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë, në të kundert do përballet me gjyqin mbi korrupsionin dhe mashtrimin e te gjitha akuzave që janë hedhur ndaj tij lidhur edhe me perandorinë e tij të transmetimit “Mediaset”.
 

Shume qytetare italian u shprehen tepër të indinjuar duke thënë se edhe kryeministri duhet te trajtohet po njesoj si të gjithë para ligjit.
“Ligji është ligj dhe nuk duhet të njohë nëse dikush është person i thjeshtë, kryeministër apo cfarë do qoftë, tha nje banor”. Une mendoj se duhet respektuar ligji demokratik, dhe ketë duhet ta bëje edhe vete kryeministri Berluskoni.
Të mërkurën Berluskoni në një takim me Angela Merkel në Berlin, hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe përsëriti se ishte vetëm një viktimë e gjygjtarëve të motivuar politikisht.
 

Pas ndarjes me ish aleatin e tij Gianfranko Fini, vitin e kaluar, Berluskoni e ndjen që gjerat nuk po ecin në rrugen e duhur, dhe disa analistë e shohin këtë çështje si një vendim të pafavorshëm i cili mund të shkaktoj një krize politike, ku mund të sjell edhe zgjedhje te parakohshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›