E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Strasburgut do te gjykoje Gerdecin

Padia e Roxhers Durdes dhe Alketa Hazizajt per demshperblim nga Fatmir Mediu eshte pranuar te shqyrtohet prej Gjykates Europiane

Pas zvarritjeve ne gjykatat shqiptare procesi gjyqesor per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit transferohet ne Gjykaten e Strasburgut. Kjo e fundit ka pranuar padine e Roxhers Durdes dhe Alketa Hazizajt per demshperblim nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tashme minister i Mjedisit. Sipas njoftimit te Shoqates se Familjareve te Viktimave te Shperthimit te Gerdecit ne daten 20 shtator 2010 Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg pranoi kerkesat e dy te plagosurve nga tragjedia e Gerdecit Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj.

Pas deshtimit te drejtesise shqiptare dhe Gjykates se Larte ne vecanti per te vene perpara ligjit te akuzuarin kryesor shtetasin Fatmir Ali Mediu studioja ligjore lsquoRes Publica iu drejtua Strasburgut. Kjo gjykate pasi mori ne shqyrtim aplikimin e bere dhe dokumentacionin bashkangjitur e vleresoi si te mjaftueshem dhe te qenesishem per ta hetuar me tej kete proces te parregullt ligjor thuhet ne njoftimin e trashegimtareve te viktimave te Gerdecit. Sipas saj Gjykata Europiane e te Drejtave Njeriut do te jete tani vleresuesi i asaj shkeljeje ligjore qe mbrojti padrejtesisht nje individ nga hetimi i cili vazhdon ende te pengohet nga imuniteti parlamentar.

Ligji eshte i barabarte per te gjithe perfshire ketu edhe Fatmir Mediun dhe Gjykata e Strasburgut eshte garancia e fundit per drejtesine e kerkuar ne emer te viktimave te pafajshme te Gerdecit dhe per te denoncuar ate pjese te sistemit tone gjyqesor qe ende krijon hapesira per ti dredhuar ligjit ne dem te te gjithe shoqerise shqiptare vazhdon njoftimi i Shoqates se Familjareve te Viktimave nga ngjarja e 15 marsit 2008.

Ne nje prononcim per gazeten kryetari i shoqates Feruzan Durdaj tha se banoret e Gerdecit pershendesin hapin pozitiv te Gjykates se Strasburgut dhe vazhdojne te besojne ende te drejtesia.

Nderkohe avokatet e studios ligjore Res Publica Dorian Matlija dhe Andi Kananaj shprehin keqardhjen qe drejtesia per krimin me te rende te ndodhur ne Shqiperi gjate sistemit demokratik nuk garantohet nga institucionet e vendit por duhet te importohet ne menyre te panevojshme nga jashte. Nga ana tjeter ceshtja tashme ka marre nje kthese pozitive. Per paraqitjen e saj ne Strasburg ekipit te avokateve shqiptare i eshte ofruar ndihma e eksperteve ligjore prej Britanise se Madhe Afrikes se Jugut dhe Holandes perfundon njoftimi i shoqates.

Ngjarja e 15 marsit te vitit 2008 ku humben jeten 26 persona dhe qindra te tjere u plagosen vazhdon te gjykohet ne gjykatat shqiptare me dhjetera te pandehur. Megjithate mes te pandehurve nuk figuron emri i Fatmir Mediut i cili u fshi nga Gjykata e Larte pasi vendosi se ish-ministri i Mbrojtjes kishte fituar imunitetin nga zgjedhjet e vitit 2009. Me pare Parlamenti i Shqiperise ia kishte hequr imunitetin Mediut pas nje kerkese te prokurorise. Pas procedurave te pandehur mbeten 28 persona kater nga te cilet ne burg. Ne Gjykaten e Tiranes vazhdon prej disa kohesh ky proces gjyqesor ndersa tashme akuza po paraqet para Kolegjit Penal provat shkresore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›