E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës lë në burg 4 të dyshuar për atentatin me tritol ndaj Oltjon Klosit. Sabah Nuzi mohon akuzat: Po na fusni në hasmëri

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për tetë të arrestuarit e dyshuar si të përfshirë në vendosjen e tritolit ndaj Oltion Klosit në kryeqytet.

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg për Sabah Nuzin, i arrestuar më parë dhe për 7 të arrestuarit që i vendosën tritolin Oltion Klosit në Tiranë.

Përvec Nuzit togat e zeza vendosën, arrest në burg  edhe për Jurgen Gjonaj, Renato Balla, e Eklips Leti,  e Kristjan Ahmerama, ndërsa për Glentjan Kojtari e Dorjan Hamolli arrest shtëpie. Për Geris Molla u dha detyrim paraqitje.

Sakaq, Sabah Nuzi që akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe as nuk e di kush mund ta ketë bërë. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët edhe me familjet qe permenden.Nuk kam asnje lidhje” është shprehur ai.

Masat e sigurisë:

Sabah Nuzi, arrest në burg

Jurgen Gjonaj, arrest në burg

Renato Balla, arrest në burg

Kristjan Ahmerama, arrest në burg

Eklips Leti, arrest në burg

Glentjan Kojtari, arrest shtëpie

Dorjan Hamolli, arrest shtëpie

Geris Molla, detyrim paraqitje

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›