Gjykata e Tiranës paralajmëron CEZ: 100 000 000 lekë/orë gjobë për çdo ndërprerje të energjisë
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Avokaturës së Shtetit, duke urdhëruar CEZ Shpërndarjes ndalimin e shkëputjes së energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit sipas rregullave të DHNT. Në çdo rast që CEZ Shpërndarje do të shkelë vendimin e gjykatës do të penalizohet me një shumë 100 000 000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë.
Në vendim thuhet se kundër kësaj mase lejohet ankimimi në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit.
17 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Gjykata e Tiranës paralajmëron CEZ: 100 000 000 lekë/orë gjobë për çdo ndërprerje të energjisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip