Gjykata e Vlores vendos sot per ekstradimin e Albino Prudentinos
VLOR- Gjykata e Vlores pritet te jape vendimin per ekstradimin e Albino Prudentinos. Kerkesa mberritur ne kete gjykate pak kohe me pare do te shqyrtohet sot nga trupi gjykues. Nje dite me pare Prudentino kundershtoi mbrojtjen me avokat te caktuar nga gjykata ndersa nga ana tjeter avokati Arjan Isufi ka kerkuar me shume kohe per njohjen e dosjes.
Me heret procesi gjyqesor u shty per shkak te mungeses se avokatit te tij Ferdinand Ndoi. Vete avokati Ndoi u shpreh se nuk ishte njoftuar per seancen e dites se sotme. Po sot gjykata vendosi nderrimin e avokatit per shtetasin Prudentino duke caktuar ne vend te Ferdinand Ndoit avokatin Arjan Cela.
Nderkaq familjaret e Albino Prudentinos kerkuuan lirimin e tij. Ka qene djali Maurizzio Prudentino qe ka dale ne nje konference per shtyp. Ai tha se me besimin ne drejtesine shqiptare ne nuk kemi nderhyre por duke qene se po dhunohen te drejtat e njeriut tone nuk mund te presim me. Kemi pritur te vinte dosja e tij cka i takon ne baze te atyre cka kane ligjeruar konventat kombetare ne te tilla raste. Sipas ketij percaktimi ligjor brenda 40 ditesh Albino duhej te ishte njohur me dosjen e tij por ende nuk ka marre ate. Po keshtu avokati i tij Ferdinand Doja ne mungese te kesaj dosje e ka te pamundur te mbroje klientin e tij. Ne keto kushte tha djali i Prudentinos Albino Prudentinon nuk e kane arrestuar por kane bere sekuestrim personi. Ai eshte njohur vetem me nje faks por jo me dosjen e tij. Ne kerkojme lirimin e tij duke qene se ka kaluar afati prej 40 ditesh sic percaktohet me ligj dhe ai mbahet ende i izoluar pa u njohur me asnje dosje. Po i shkelen rende te drejtat nderkombetare. Ne nuk dime akoma ka mberritur apo jo dosja e tij ne Shqiperi