E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Geraldo Bibën, punonjësin e policisë private të arrestuar në lidhje me incidentin e ndodhur më 30 maj në Zvërnec.

Geraldo Biba

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të hënë nën drejtimin e gjyqtarit Etien Isak, ndërsa në emër të organit të akuzës ishte e pranishme prokurorja Julinda Gjika.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, prokuroria kërkoi caktimin e masës arrest në burg ndaj të ndaluarit, duke paraqitur argumentet dhe materialet e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit.

Pas dëgjimit të palëve dhe vlerësimit të rrethanave të çështjes, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Geraldo Bibën.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Zvërnec vijojnë. m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›