E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg biznesmenin pasi dyshohet se vrau gruan, por liron Prendin që vrau protestuesin!

Share

Ndrea Prendi me pistolete ne dore me 21 janar

Policia e Tiranës arrestoi dy ditë më parë biznesmenin, Ilia Basho, se vrau bashkëshorten e tij duke përdorur vrasës me pagesë. Provat janë të pakta, por gjithsesi rrëfimet dhe dëshmitë kanë mjaftuar për ta prangosur biznesmenin. Sot Gjykata e Tiranës e ka lënë Bashon në burg si masë sigurie. Eleni Basho u vra në Shkozë, teksa kthehej në shtëpi pas pune në laboratorin e saj të farmacisë. Përtej këtij lajmi, po atë ditë kur u arrestua Basho, Gjykata e Apelit, pasi ndërroi trupin gjykues me urdhër politik, vendosi që të linte përsëri në arrest shtëpie kryekomandantin e Gardës, Ndrea Prendi, që akuzohet për vrasjen me dashje të protestuesit Faik Myrtaj. Edhe pse prokuroria shprehet se provat janë shkencore të siguruara nga ana e FBI-së, gjykata nuk është shumë e bindur si në rastin e Ilia Bashos për ta mbajtur në burg Prendin! Të lind pyetja, çfarë po ndodh me drejtësinë dhe politikën në Shqipëri? Ku po e çon vendin qeveria me këtë mënyrë drejtimi dhe ndërhyrjeje, ku gjykata bën edhe policinë, edhe prokurorinë, edhe policinë gjyqësore edhe gjykimin?!

AMA NEWS

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›