E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në fuqi “arrestin me burg” për biznesmenin Ilir Shtufi

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Shtufin, i dyshuar për pastrim parash në kuadër të një grupi kriminal.

Shtufi ndodhet aktualisht në Greqi, ku është ndaluar nga autoritetet.

Pavarësisht se masa e sigurisë ishte vendosur në mungesë, ai e ka kundërshtuar atë përmes një prokure.

Çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest në burg”.

Shtufi është i përfshirë në aktivitetin e një grupi kriminal dhe ndaj tij rëndon akuza e dyshuar për pastrim parash.

Hetimet për çështjen vijojnë, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe procedura që do të ndiqet për Shtufin, i cili ndodhet në Greqi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›