E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata nxjerr Beqajn nga “kafazi”, do qëndrojë pranë avokatëve në seancën e ardhshme

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për mbajtjen e tij jashtë kafazit të sallës së gjyqit, në seancën e radhës për dosjen e sterilizimit.

Gjykata vlerësoi se për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve,  sjelljen e të pandehurit, si dhe faktin që në këtë proces nuk ka masë arrest me burg, Beqaj mund të qëndrojë pranë avokatëve.

Gjykata urdhëroi gjithashtu njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Të njëjtën kërkesë më herët e kanë bërë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si dhe ish-Presidenti Ilir Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›