E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata pyet 7 deshmitare ne gjyqin e Ilir Xhakjas

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, pyet dhe administron në procesin gjyqësor ndaj të pandheurit Ilir Xhakja, deklarimet e 7 dëshmitarëve të organit të akuzës.
Rexhep Rizvani, Edmir Bakalli, Gjovalin e Ardian Ndokaj, Ali Balliu, Leonard Avrami, Ermal Gjoka kushëriri I të pandehurit dhe Pjetër Ndoka., ishin dëshmitarët e thirrur nga prokuroria. Asnjëri prej tyre nuk e kishte parë momentin e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt nga i pandehuri.
Të gjithë të pyeturit, pranuan para togave të zeza se kishin parë viktimën dhe efektivët e tjerë të policisë duke patrulluar zonën, ku edhe ka ndodhur ngjarja e datës 13 shtator në zonën e Shijakut.
Vetë Xhakja, nuk u paraqit në sallën e gjyqit, ndërkohë séance gjyqësore u shty për të mërkurën e ardhëshme në ora 9 për pytjen e 7 dëshmitarëve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›