E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata regjistron Berishën si kryetar të PD

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka konfirmuar se në Regjistrin e Partive Politike, si kryetar i Partisë Demokratike është regjistruar Sali Berisha.

Në shkresën zyrtare të kësaj gjykata thuhet: “Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i partisë “Partia Demokratike”, me iniciale PD ose PDSH. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”.

Gjykata e Tiranës njeh zyrtarisht Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike tre vite pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën si kryetar partie.

Gjykata e Apelit vendosi 6 muaj më parë që t’i jepte Berishës vulën për drejtimin e PD-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›