Gjykata rrezon kerkesen e Al Kadi
Tirane - Administratori i sheikut arab, Yassin Al Kadi, akuzon prokurorine per shkelje te te drejtave, pasi i ka mohuar nje perkthyes gjate procesit ne ngarkim te tij, ne lidhje me fshehjen e fondeve. Ndersa Gjykata e Krimeve te Renda i rrezoi dje kerkesen per shpalljen te pavlefshme te akteve te organit te akuzes, Hamzeh Abu Rayyan, duke braktisur seancen u shpreh se nga ana e tij dhe e Al Kadi nuk eshte kryer asnje shkelje e urdhrave per ngrirjen e aktivitetit e aseteve financiare.