E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatat, Kushtetuesja rrëzon ligjin e Alibeajt

Tiranë, 9 korrik NOA - Gjykata Kushtetuese shpalli sot vendimin në të cilin shfuqizon ndryshimet e bëra nga Ministria e Drejtësisë në ligjin për pushtetin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet në ligj, caktonin se kancelarët e gjykatave emërohen dhe shkarkohen nga Ministri i Drejtësisë. Sipas ligjit të rrëzuar tashmë në Kushtetuese, kancelari emëronte dhe shkarkonte personelin e sekretarisë gjyqësore të Gjykatave. Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka konsideruar ligjin në fjalë si një lidhje direkte të gjyqësorit në varësi të ekzekutivit, edhe pse me Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqësori është jashtë çdo ndikimi qeveritar. Më poshtë vendimi i plotë i gjykatës Kushtetuese shpallur sot në Tiranë:

Vendimi nr. 20, datë 09.07.2009 (V 20/09) Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vladimir Kristo, Kryetar, Fehmi Abdiu,           Kujtim Puto, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Vitore Tusha,       Sokol Sadushi, Sokol Berberi, anëtarë, me sekretare Blerina Çinari, në datë 11.12.2008, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen me nr.31/16 Akti, që i përket: K Ë R K U E S:           SHOQATA KOMBËTARE E GJYQTARËVE SUBJEKTE TË INTERESUARA: KUVENDI, përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj, me autorizim. KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar nga Marsida Xhaferllari, me autorizim. KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË, në mungesë. O B J E K T I: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i neneve 37/2; 38/a, b të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. GJYKATA KUSHTETUESE, pasi dëgjoi relatorin e çështjes, Sokol Berberi; përfaqësuesin e kërkuesit që kërkoi pranimin e kërkesës; përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, që kërkuan rrëzimin e kërkesës dhe bisedoi çështjen në tërësi, V Ë R E N: I Kuvendi i Republikës së Shqipërisë (Kuvendi), në datën 18.02.2008 miratoi ligjin nr.9877 Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj përcakton krijimin, organizimin dhe kompetencat e gjykatave, kushtet dhe procedurat për emërimin e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve, masat disiplinore dhe shkarkimin e tyre, si dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e gjykatave (neni 1). Ndër të tjera ky ligj parashikon, në një kre të veçantë, dispozita për Administrimin e shërbimeve në gjykatë. Në nenin 37 të titulluar Kancelari i gjykatës parashikohet: 1. Kancelari i gjykatës drejton dhe përgjigjet për shërbimet ndihmëse në gjykatë. 2. Kancelari emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë. Në nenin 38 të ligjit parashikohen Kompetencat e kancelarit. Kjo dispozitë, në shkronjat a dhe b, parashikon: Kancelari i gjykatës ka këto kompetenca kryesore: a) emëron dhe shkarkon personelin e sekretarisë gjyqësore dhe personelin administrativo-teknik të shërbimeve të gjykatës; b) mbikëqyr procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, si dhe nënshkruan përcjelljen e praktikës së çështjes gjyqësore te gjyqtari i caktuar; .... Kërkuesi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve (SHKGJ), i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) me kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 37, pika 2 dhe 38, shkronja a dhe b të cituara më sipër, të ligjit nr.9877 me pretendimin se, këto dispozita cenojnë parimet kushtetuese të parashikuara nga nenet 4, pika 2; 7 dhe 145, pika 1 dhe 3 të Kushtetutës, bazuar në këto argumente: - Nenet 4/2 dhe 7 të Kushtetutës kanë si qëllim ti japin pushtetit gjyqësor një vend autonom, të ndarë, por dhe të balancuar nga dy pushtetet e tjera, atij ligjvënës dhe ekzekutiv. Përcaktimet urdhëruese kushtetuese në nenin 145/1, 3 synojnë të garantojnë jo vetëm një pushtet gjyqësor të pavarur, por edhe që organizimi dhe funksionimi i këtij pushteti të jetë tërësisht i tillë. Ligji ekspozon pushtetin gjyqësor ndaj presioneve politike apo nga pushteti ekzekutiv. - Një nga mjetet më të rëndësishme për mbrojtjen e pavarësisë së organeve apo institucioneve të pushtetit gjyqësor është veçanërisht përcaktimi i saktë i mekanizmave dhe procedurave për zgjedhjen, emërimin dhe sidomos shkarkimin jo vetëm të gjyqtarëve, por edhe të drejtuesve të tjerë administrativë (kancelarit), apo të personelit administrativo-teknik të shërbimeve të gjykatës. Vetëm në këtë mënyrë do të garantohen tri nga komponentët më të rëndësishëm të pavarësisë që janë: pavarësia organizative, pavarësia funksionale dhe pavarësia financiare. Të tre këta komponentë të pavarësisë reale të gjyqësorit cenohen nga dy nenet e ligjit të kundërshtuar, objekt i kërkesës. - Manaxhimi i administrimit të shërbimeve të pushtetit gjyqësor nga pushteti ekzekutiv me anë të Ministrit të Drejtësisë (MD), sipas ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, e bën të vështirë koordinimin e shërbimeve të nevojshme për publikun nga pushteti gjyqësor, pasi nga ky proces janë përjashtuar kryetarët e gjykatave apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD). - Për të gjitha organet kushtetuese të pavarura, ligjet organike të tyre kanë siguruar një autonomi organizative, funksionale dhe financiare, si kritere të domosdoshme për kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese dhe ligjore. Nenet e kundërshtuara të ligjit, objekt shqyrtimi, në dallim nga këto rregullime ligjore për organet kushtetuese të pavaruara, cenojnë autonominë e pushtetit gjyqësor. - Nenet e kundërshtuara të ligjit, objekt shqyrtimi, bien ndesh me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, me Paktet e OKB-së, me Parimet Bazë për Pavarësinë e Gjyqësorit, miratuar nga Asambleja e OKB-së, me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), me Kartën Universale të Gjyqtarit, etj. Subjektet e interesuara, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave (KM), parashtruan se kërkesa është e pabazuar dhe duhet rrëzuar, për këto arsye: - Nga neni 7 i Kushtetutës del qartë se epiteti kushtetues që i atashohet pushtetit gjyqësor nuk është pavarësia, por ndarja dhe balancimi me atë legjislativ dhe ekzekutiv. Në këtë mënyrë, nuk mund të shihet pushteti gjyqësor i pavarur pa asnjë lidhje nga institucionet e tjera që, sipas rastit, ushtrojnë funksione të tjera ligjvënëse ose ekzekutuese. - Termi pavarësi i referohet gjyqtarit ose trupit gjykues, në një çështje konkrete, kur gjyqtari jep vendimin, pra ushtron funksionin e dhënies së drejtësisë. Linja logjike që përshkon në tërësi ligjin nr.9877, datë 28.12.1998 Për organizimin e pushtetit gjyqësor është realizimi i një ndarje të pastër, reale dhe pa asnjë konfondim midis dy veprimtarive në ambientet e gjykatës: funksioni i gjyqësisë (i dhënies së drejtësisë); dhe veprimtaria mbështetëse në shërbim të gjyqtarëve dhe në shërbim të publikut.             - Nga analiza krahasimore e ligjit nr.8436, datë 28.12.1998 Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar me ligjin objekt i këtij gjykimi kushtetues, rezulton vetëm një situatë juridike e ndryshuar emërimi dhe shkarkimi i sekretarisë gjyqësore. Kështu, procedura e emërim/shkarkimit të kancelarit dhe të një pjese të administratës gjyqësore ka përftuar natyrën e sigurtë juridike për shkak të zbatimit të pandërprerë dhe të zgjatur në kohë dhe pretendimet për shfuqizimin e tyre nuk mund të mbrohen në një gjykim kushtetues.             - Sekretaria gjyqësore ka në funksion dokumentimin e procesit gjyqësor, të cilin e kryen në mënyrë të pavarur dhe të painfluencuar nga palët, nga trupi gjykues, nga publiku, nga kryetari i gjykatës, nga kancelari i gjykatës apo kushdo tjetër. Ligji ka zgjedhur që sekretari, si figurë procedurale gjyqësore, të mos jetë në varësi as të gjyqtarit e as të kryetarit të gjykatës, për sa kohë ushtron veprimtarinë brenda sallës së gjykimit, gjatë një procesi gjyqësor. Ky element është shumë i rëndësishëm, sepse shërben si element bazë garantues i transparencës, i besimit të palëve ndaj gjykimit dhe i drejtësisë në përgjithësi.             - Procedurat e organizimit të shpërndarjes së çështjeve me short tek gjyqtarët konkr

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›